|
|
Klikoni Upload per te publikue vetveten
|
|
J. de Rada
Author :: Luselia Durgaj
Date :: Thu 06/18/2009 @ 08:28
|
|
|
"Kenga e Sprapsme e Bales"
Ishte vepra e pare e letersise sone me vlera te mellaartistik. Ne qender te saj qendron historia e dashurise se nje ciftiqe bashkohen pas shume pengesash. Autori nuk do thjeshte te denoje paragjykimet klasore qe pengonin lumturine e te rinjve. Por ne veper kumbon edhe ideja e detyres ndaj atdheut dhe gadishmerise per te luftuar per clirimin e tij.
read article
|
|
|
|
|
|
|
Shtegtimi i Hyllit të Dritës
Author :: Willy Kamsi
Date :: Thu 02/12/2009 @ 10:04
|
|
|
«Hylli i Dritës» ka qenë e para revistë e botueme në Shqipní, me nji program të kjartë atdhetar, politik e kulturor, dhe që u bâ shprehja mâ e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provinçes Françeskane në Shqipní, përfaqësuesit e së cilës qenë jo vetëm drejtori i saj Át Gjergj Fishta, por madjè nji plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh që nderuen jo vetëm Provinçën Françeskane por edhe Kombin.
read article
Kritika e Librit
    
Shtegtimi i Hyllit të Dritës
Willy Kamsi
«Hylli i Dritës»ka qenë e para revistë e botueme në Shqipní, me nji program të kjartë atdhetar, politik e kulturor, dhe që u bâ shprehja mâ e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provinçes Françeskane në Shqipní, përfaqësuesit e së cilës qenë jo vetëm drejtori i saj Át Gjergj Fishta, por madjè nji plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh që nderuen jo vetëm Provinçën Françeskane por edhe Kombin.
Tue i hjedhë nji sŷ përmbajtjes, të pasqyrueme në 20 vjetët e jetës së tij, kemi me pasë nji shembëlltyrë të larmisë së shkrimeve, studimeve e bashkëpunimeve të ndryshme që mbushin faqet e kësaj reviste.
Prej veprimtarisë botuese shumëvjeçare mendojmë se duhen qitë në pah jo aq arsyet dhe argumentat që i dhanë shkas këtij botimi, sepse për këtê flet mjaft kjartë me shkrimet që përmban, por mâ fort shkaqet që sollën bukur mirë dý herë pezullimin e tij dhe herën e tretë ndalimin, rreth gjysmë shekulli, nga ana e regjimit komunist, antishqiptar, antikatolik, në mos shprehje e nji antikulturësie të posaçme e të skajshme.
Trí janë periudhat në të cilat zhvilloi veprimtarinë e vet botuese Hylli i Dritës.
1. Periudha e parë (1913-’14), do mbajtë si nji periudhë paraqitjeje e sprove, tue pasë parasysh se âsht hera e parë që në Shqipní botohet nji revistë me nji nivel të tillë kulturor. Âsht e pámohueshme se qysh me fashikujt e parë, trajtohen argumenta që kanë lidhje me formimin qytetës e atdhetar të shqiptarëve, të frymëzuem gjthashtu nga parime të krishtena, sikurse âsht e kjartë se duhej të ishte.
Diskutohet aftësia e shqiptarëve për me organizue shtetin e vet mbas pesë shekujsh pushtimi të huej, dhe marrëdhaniet në mes lirisë e klerit katolik, në mes kombësisë e fesë e kaq probleme të tjera të cilat, në mënyrën se si trajtohen, kanë qellimin kryesor që me nisë, moralisht e në mënyrë vepruese, nji mënyrë të ré për me kuptue marrëdhaniet në mes individit e shtetit, në mes shoqnisë e shtetit.
Nuk mungojnë as shkrimet me sfond historik, kulturor e në disa rasa gjuhësor, tue i vû nji thekës nevojës që, me vend, gjuha shqipe të përfshihet me drejtë të plotë në disa shkolla në të cilat trajtohej si gjuhë e kategorisë së dytë, dhe shì kur tashma ishte shpallë pavarësia e Shqipnisë.
Përveç kësaj âsht i kjartë, ndër faqet e tija, nji qendrim fort polemik që kurr nuk ka me mungue në krejt kohën në të cilën zhvilloi veprimtarinë e vet botuese. Jashtëzakonisht e randësishme dhe fort informuese âsht rubrika kushtue lajmeve të mbrendshme e të jashtme që, të paraqituna prej drejtorit të saj Át Gjergj Fishta, pasqyrojshin qendrimin ndaj politikës ndërkombtare të mbajtun prej ambjenteve atdhetare e nacionaliste, të përfaqësueme prej Etënve Françeskanë, të cilët patën nj meritim të kjartë në këtê kah.
Dhe tash të vijmë te shkaku i pezullimit të “Hyllit”, pezullim i dashtun prej Fuqive të pranishme në Shkodër në atë 1914 tashmâ të largët.
Politika e dyshimtë e Fuqive Europiane, të zhytuna në grindjet e tyne që çuen te shpërthimi i Luftës së Parë Botnore, politikë e 'të-shohim-e-bajmë', politikë e intrigës, politikë e mos-marrjes-seriozisht të sa kishte qenë vendosë shì prej tyne për nji vend si Shqipnia, që po përpiqej të shndërrohej në nji shtet të rregullt e të qytetnuem, shkaktuen reagimin e pezmatuem të drejtorit të kësaj reviste, Atit Gjergj Fishta, i cili ndonse nuk e nënshkruen artikullin âsht e kjartë se ai âsht autori i tij. Qysh prej titullit e kemi të kjartë përmbajtjen: “Nji komedí e pandershme e shekullit XX”.
Mbasi të lexohet shkrimi i sipërthanun pranohet se sa âsht e drejtë dhe e saktë çka âsht parashtrue në tê. Për mâ tepër, mutatis mutandis, i përshtatej pikë për pikë gjendjes së disa vjetve mâ përpara në Bosnje, politikës ndërkombtare ndaj atij populli të martirizuem. S’kam çka të shtoj. Secili të marrë mundimin e të lexojë, mbas plot 80 vjetëve, nji shkrim të 1914-s, e ka me u prekë tue pá se sa aktual âsht nga çdo pikëpamje.
Mbasi Fuqitë e asaj kohe nuk patën se si t’iu përgjegjen nji së vërtete therëse, që rrezatonte prej pendës së Át Fishtës, nuk dijtën të bajnë tjetërgjâ veçse ta mbyllin atë botim heroik e krenar si qe “Hylli i Dritës”, i cili, atê që duhej thanë, dinte me e thanë në kohën e duhun e në tonin e përshtatshëm.
2. Periudha e dytë, që shkon prej 1921 deri 1924, tue qenë periudha mâ demokratike e historisë shqiptare, pau zhvillimin e nji veprimi të gjallë në dobí të forcave mâ të shëndosha të kombit. Kujdes parësor pati qenë: me e mprojtë shtetin e rilindun shqiptar prej të këqijave të jashtme e sidomos të mbrendshme. Qiten në pah përbâsit aktivë, e në mënyrë të veçantë ata legjislativë dhe ekzekutivë, si janë parlamenti dhe qeveria, si dhe mënyra për me i vû në lëvizje. Ndryshe prej periudhës së parë vehet oroe drejtimi kah nji përgatitje demokratike e qytetarit. Theksohen subjekte, sikurse ndër të tjera, rilindja shpirtnore e individit si njisí më vete e përbâse e shoqnisë, tue vû në dukje njikohësisht se cili âsht ideali i Shqiptarit.
Argumentat e trajtuem shtrihen në fusha të ndryshme, në të cilat shkrimet i përshkon kritika ndërtimtare, e kurrsesi nihiliste. Përveç këtyne zhvillohen argumenta me sfond kulturor, e sidomos në lidhje me shkollat e ditës e të natës, me mësimin në përgjithësí, problem i randë për me u zgjidhë, me çështjen puntore, me moralin publik. Nji vend u ruhet traditave, tue qenë se nji ndër kujdeset kryesore të atyne që botuen “Hyllin” ishte kryesisht vlerësimi i së kaluemes për me përmirësue frymën e veprën e së tashmes.
Në qershorin e 1924-s nji revolucion demokratik, i udhëhequn prej Fan S. Nolit, Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, përmbysi regjimin e Ahmet Zogut dhe të bejlerëve. Mbas gjashtë muejsh të qeverimit demokratik, me kthimin në pushtet të forcave regresive të pështetuna prej së jashtmi, detyrimisht u desht të pezullohej botimi, tue pritë kohë mâ të mira, mbasi kjo revistë kishte mbajtë, me shumë gjallní, anën e demokracisë.
3. Periudha e tretë (1930-1944) pau përhapjen dhe imponimin e mendimit katolik në fushën e kulturës, tue e çue “Hyllin” në nji nivel të tillë sa me pasë pëlqimin e çmimin e rretheve shkencore e kulturore jo vetëm kombtare por edhe ndërkombtare; pau nji përparim që prirej kah përballimi dhe zgjidhja e anëve pak të njohuna ose të panjohuna të historisë, të letërsisë, të gjuhës, t’etnografisë e të folklorit shqiptar. Âsht paraqitja bâ lexuesve, e kryesisht studjuesve, i të gjitha atyne që mund të qiteshin në pah e që mund t’i nënshtroheshin nji diskutimi. Jo më kot ndër bashkëpuntorët e tij mbahen me të tjerë emna në shêj si prof. Norbert Jokl, Georg Stadtmüller e të tjerë si këta.
Edhe në ketë periudhë, vetëm tue përshkue disa tituj, tue zgjedhë simbas rasës, për mos me ra në nji rreshtim shterp titujsh, mund të kemi nji idé sidoqoftë të zbehtë të pasunisë së argumentave të trajtuem, ndër të cilët: “Atdheu e shteti në konceptimin katolik”, “Përsa i takon gjuhës letrare”, “Feudalizmi në Ballkan dhe efektet e tija gjatë sundimit otoman”, “Laicitet o bolshevizëm ?”, “Në prehnin e nanës trajtohen kombet”. Kurse familja përcaktohej, për çka âsht njimend, si shkolla e parë e fëmijës, dhe gjthashtu si krijuesja mâ me vlerë e kulturës. Përveç kësaj, për studimin e shpirtit të Shqiptarit, me shumë randësí janë “Valë mbi valë” dhe “Urti e burrni ndër banorët e Cemit” që kanë pasë si autor të paharruemin e të dijtunin Át Anton Harapi, vrá mizorisht prej komunistëve.
Komunizmi qe përballue papushim, tue vû në dukje gjithë kalbësinën e mbrendshme që gjindet në tê, e të së cilës kemi qenë dëshmitarë tue e pasë jetue atë njimendësí. Prandej nuk janë pak artikujt që i kundërvehen asaj propagandë në Shqipní me synimin që të ndriçohej opinioni publik, i mashtruem prej reflektimit mashtrues të nji mirëqenjeje të rrejshme.
Qendrimi i premë i Etënve Françeskanë kundër nji ideologjie që kthente n’asgjâ personalitetin njerzor, i pasqyruem në njmendësinë e vet ndër faqet e “Hyllit të Dritës”, përftoi pashmangshëm reagimin e menjihershëm e rranjësuer të regjimit komunist, që u vendos në Shqipní aty kah fundi i Luftës së Dytë Botnore.
Në 1944 do vû në dukje fjala e Át Anton Harapit, në të cilën bahet nji analizë e mprehtë e gjendjes në Shqipní n’at çast të caktuem, tue pasë gjithnji parasysh të mirën ma të naltë të Atdheut, jashta antagonizmave partiake.
Sidoqoftë, përveç komunizmit, njiheri dënohet edhe nazismi. Më 1938 pushtimi i Austrisë, i ashtuquejtuni Anschluss nga ana e Gjermanisë naziste, shkaktoi reagimin e Gjon Kamsit me nji dënim të shprehun me artikullin “Austria ndrroi jetë”, njena ndër protestat e pakëta, në mos e vetmja, në shtypin shqiptar.
Tue vijue shikimin tonë të përgjithshëm âsht e kjartë se tradita katolike, e trajtueme gjanësisht me dokumentat e zbuluem në arkiva të ndryshëm, sidomos të Vatikanit e t’Italisë e nëpërmjet shkrimeve që anambraptas bâjshin historinë e Shqipnisë, ven në pah përbâsët e ndryshëm të nji baze kulturore katolike dhe prendimore të popullit shqiptar. Nji sprovë kemi te “Vepra arsimore e françeskajve në Shqypní në shekulln XVII”, “Vepra kulturore e katolikëve në Shqipní”, “Shtypi françeskan në Shqypní”, kurse në nji shkrim tjetër përballohet çështja e elementave fetarë në Shqipní.
Nji vend të dukshëm zanë arbëreshët. Kujtohet e shtrohet rishtas në vemendjen e lexuesit vepra e kaq arbëreshve që dhanë ndihmesën e tyne për ruejtjen e atyne vlerave shpirtnore, që banë të mundun mbijetesën e tyne në nji ambjent krejt të huej. Tekstet italo-arbëreshe të prof. Çabejt kanë qenë nji kontribut me vlerë në fushën e studimeve kushtue botës arbëreshe.
Nji monografi me shumë randësí, në faqet e kësaj reviste, qe “Për gjenezën e literaturës shqipe” të prof. Eqrem Çabejt e cila pat jehonë në botën e letrave. Pranë saj mund të vemë “Fjalorin toponomastik” të Gelasius-it (pseudonim i Dom Nikollë Gazullit, shkencëtar i vrámë prej komunistëve), e mandej “Gjurmime të nji moji në Romë” e “Dorëshkrime të Bibliotekës Nacionale të Parisit” të prof. Filip Fishtës, studjues dhe gjurmues në shêj në lamën e albanistikës (i dënuem me burgim, ndër të tjera, për studimin “Kosova për historín e letërsín kombtare”). Prof. Athanas Gegaj, autor i “L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle”, botue në Louvain (Belgjikë) me 1937, i jep ndihmesën e vet studimeve skanderbegiane, sikurse bajnë edhe Át Gjon Shllaku (tjetër shkencëtar i pushkatuem prej komunistëve) dhe Át Rrok Gurashi (i burgosun prej komunistëve).
Gjithë kjo vepër atdhetare e Françeskanëve Shqiptarë pruni, në mënyrë të pashmangshme, kundërveprimin e menjihershëm dhe rranjësor të regjimit antikombtar komunist, posa ky e pushtoi vendin, me përkrahjen aktive të anmiqve të kombit shqiptar. Dhe nuk qe vetëm rasa e mbylljes së “Hyllit të Dritës”, kjo qe shoqnue me plojën e të gjithë bashkëpuntorëve të kësaj reviste, me nji humbje të pallogaritshme për kulturën e shkencën shqiptare, humbje që âsht e vështirë të ndreqet sot.
Erdhi koha e ringjalljes së Shqipnisë dhe në vjetin 1993, me nismën e françeskanit Át Zef Pllumi, fillonte rishtas botimi i kësaj reviste. U mendue se kohët e këqija kishin kalue, por nuk ishte ashtu. Erdhi 1997-a, vjeti i grushtit të shtetit komunist, që përgjaku e shkatrroi shtetin shqiptar. Kështu për të katërtën herë pushoi së botuemi “Hylli”, që kaq i kishte dhanë ringjalljes së kombit mbas pushtimit turk.
Në vjetin 2006, në vjetin e njizetegjashtë të jetës së vet, për të pestën herë kemi ringjalljen e kësaj reviste. U ringjall prej hinit të vet, sikurse Phoenix-i mitik, dhe e bani mbas 93 vjetësh, me gjith ndeshtrashat që e kanë përsjellë në jetën e vet, tue ndjekë të njajtin program dhe tue synue që nëpërmjet fesë, kulturës dhe dijes me i dhanë nji trajtë shpirtnore njeriut shqiptar tue qenë me të vërtetë Votër kulture shqiptare.
_____________________________________
"Gjuha" e Willy Kamsit
Libri "Shtegtimi i Hyllit të Dritës" i autorit Willy Kamsi mbushë nji zbraztinë në studimin e letërsise, kritikës kulturore, historisë, dhe të diskursit të mendimit e të përspektivës shqiptare. Kushdo qe do te studjoje historinë e zhvillimit të mendimit shqiptarë do t'a ketë të vështirë mos t'i referohet këtij botimi dyvëllimesh.
Due të ndalem paksa në nji aspekt të këtij botimi që mund te anashkalohet-- gjuhës se Willy Kamsit -- sepse kompetenca gjuhsore dhe stilistike e këtij autori âsht shi njajo që u mungon shum shkrimtarëve që shkruejn në gegnisht. Shkodranishtja e Willit âsht e pasunueme me fjalë e shprehje gjithgege dhe toske prandaj ky egzemplar stilistike e kompetence gjuhsore u vlen shum gegnisht-shkruesve te cilet, tue vazhdue traditën gege te normimit të gjuhës, të afirmueme prej Buzukut e Komisisë Letrare, duhet t'a pasunojnë gjuhën e tyne me fjalë, shprehje, e struktura gramatikore prej te gjith Shqipnisë. Nik Leshai
__________
www.albanianreview.com
|
|
|
|
|
|
|
Fjalor i Gjuhës së Ismail Kadaresë
Author :: Nik Leshai
Date :: Sat 01/24/2009 @ 08:15
|
|
|
Gjuhtarja Natasha Sotiri ka botue librin “Fjalor i Gjuhes se Ismail Kadaresë” ku ajo e quan Kadarenë “gegizuesi i madh”. Nji gjâ të tillë kanë bâ edhe Gjovalin Shkurtaj, Shezai Rrokaj, Shefkije Islamaj, Xhevat Lloshi, dhe Ledi Shamku-Shkreli, etj. Këta gjuhtarë, pandershmënisht, shfrytzojnë popullaritetin e Kadaresë per te perligjë shkatrrimin e gjuhës shqipe prej Standardit ‘72.
Ne të gjithë fjalorin e Sotirit gjinden vetëm rreth 40 fjalë ‘gege’ të cilat tregojne mungesen e kompetences gjuhesore si të gjuhtares Sotiri si të Kadaresë. Shumë fjalë të ashtuquajtuna fjalë-gege janë gabime ortografike, krahinizma, ose edhe ma keq--Serbizma. Vetem dy fjalë janë fjalë gege ne kete fjalor 479 faqesh.
read article
|
Kritika e Librit
Fjalor i Gjuhës së Ismail Kadaresë
Nik Leshai
Gjuhtarja Natasha Sotiri ka botue librin “Fjalor i Gjuhes se Ismail Kadaresë” ku ajo e quan Kadarenë “gegizuesi i madh”. Nji gjâ të tillë kanë bâ edhe Gjovalin Shkurtaj, Shezai Rrokaj, Shefkije Islamaj, Xhevat Lloshi, dhe Ledi Shamku-Shkreli, etj. Këta gjuhtarë, pandershmënisht, shfrytzojnë popullaritetin e Kadaresë per te perligjë shkatrrimin e gjuhës shqipe prej Standardit ‘72.
Ne të gjithë fjalorin e Sotirit gjinden vetëm rreth 40 fjalë ‘gege’ të cilat tregojne mungesen e kompetences gjuhesore si të gjuhtares Sotiri si të Kadaresë. Shumë fjalë të ashtuquajtuna fjalë-gege janë gabime ortografike, krahinizma, ose edhe ma keq--Serbizma. Vetem dy fjalë janë fjalë gege ne kete fjalor 479 faqesh.
S’pari, qe nji listë e shkurtë prapashtesash të huaja.
|
Serbisht
|
Turqisht
|
|
an = qyqan, zeshkan, zhelan
ana = dergjana
ane =fshehtane
inë=coftine, rrypine, lugine (serb. ynje)
ec=bishtec, guralec, pijanec
ik=korrik, jetik, rrasik
icë=bullice, gomarice, rrugice
is=mazis, kosis, merzis, godis, gostis
isht = cubnisht, burrnisht
ishtë = ahishte, ranishtë, ullishtë
ushë = arushë, vejushë, zojushë
|
ile = sabahile, kastanile, vaktile, zorile
syz = edepsyz, hajresyz, çehresyz
hane = paçaxhihane, kafehane
li = hujli, merakli
xhi = teneqexhi, zhelexhi, qeleshexhi
llek = horllek, bollek, dajillek, dynjallek
llik = horllik, bollik, dajillik, dynjallik
lluk = mushtulluk
|
|
Reference -- “Gjuha e Shkrueme, ase Vrejtje Gramatikore, Justin Rrota, Instituti i Gjuhesise, Akademia e Shkencave, Tiranë, 2005 “ (me disa shtesa)
|
Sikurë këta gjuhtarë t’a njihnin profesionin e tyne, ata duhej t’i kishin rekomendue Kadaresë nji redaktor në vend të artikujve glorifikues. Ma poshtë po japim~40 fjalët që gjinden në fjalorin 479 faqesh të Sotirit me të cilat Ismail Kadare ka “pasunue” gjuhen shqipe.
|
Fjalë e Kadaresë
|
Tosknisht ‘72
|
Gegnisht ‘64
|
Arsyeja e Perdorimit
|
Problemi
|
|
gjithsaherë
|
gjithsaherë
|
Gjithsaherë
|
Nuk âsht perdorim i ri
|
--
|
|
Grunar
|
grurë + ar = grurar
|
grunë + ar = grunar
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
Bishtnue
|
Bishtruar
|
Bishtnue
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
Burrni
|
Burrëri
|
Burrni
|
Nuk tingëllon mire ne Standardin ‘72
|
‘72
|
|
Cubni
|
Cubëri
|
Cubni
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
Cubnisht
|
Cubërisht
|
Cubnisht
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
i damun
(i bâmë dam)
|
i dëmür
|
i damun
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
dâm + un = i dâmun (i bâmë dam)
|
‘72
|
|
gjithshkafje
|
gjithshkahje
|
Gjithshkahje
|
Tosknishtja nuk mund t’a formojë, por standardi
|
‘72
|
|
gjithunjishem
|
gjithunjishem
|
gjithunjishem
|
Standardi ’72 nuk e ka fjalën ‘unii’
Gjithë + uni + shem = gjithunishëm
|
‘72
|
|
hekurine
|
hekur+ irë = hekurirë
|
hekur + inë = hekurinë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
heshtnueshem
|
heshtur + shem +heshturueshem
‘në menyrë të heshtur’
|
heshtnue + shem = heshtnueshem
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
hirnosje
|
hire(t) + rosje = hirërosje
|
hire(et) + nosje = hirnosje
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
Hupës
|
hupur + s = hupurës
|
hupë + s = hupës
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
hyjneshë
|
Hyj + reshë = hyjëshë
|
hyj + neshë = hyjneshë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
Hyjni
|
hyj + ri = hyjri
|
hyj + ni = hyjni
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
|
‘72
|
|
Idhnak
|
hidhur + ak = hidhurak
|
(h)idhtë + ak = idhnak
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formoje kete fjalë
|
‘72
|
|
Imcak
|
imtë + cak = imcak
|
imtë + cak = imcak
|
E pranueshe prej ’72 dhe prej ’64.
|
‘72
|
|
Emnak
|
Emërak
|
Emnak
|
Pedorim që sjellë vetem çrregullime sepse nuk mund të perdorësh gjithmonë fjalën ‘emër’ dhe mandej me futë krejt pa vend “emnak” që i perket trajtës ‘emën’
|
Çrregullim
|
|
harrues
|
harruar + s = harruar(ë)s
|
harrue + s = harrues
|
Tosknishtja nuk' mund t’a formojë ketë fjalë prandaj diftongu ‘ue’ I gegnishtes huazohet në këtë rast në vend të ‘uar” të tosknishtes, çka afirmon edhe nji prej problemeve dhe çrregullimeve të panevojëshme të standardit ’72.
|
Çrregullim
|
|
imponues
|
imponuar + s = imponuar(ë)s
|
imponue + s = imponues
|
Tosknishtja nuk mund t’a formojë ketë fjalë prandaj diftongu ‘ue’ I gegnishtes huazohet në këtëe rast në vend të ‘uar” të tosknishtes, çka afirmon edhe nji prej problemeve dhe çrregullimeve të panevojëshme të standardit ’72.
|
Çrregullim
|
|
gezueshme
|
në menyrë të gezuar
|
Gezueshme
|
Tosknishtja nuk mund t’a formojë ketë fjalë prandaj diftongu ‘ue’ I gegnishtes huazohet në këtëe rast në vend të ‘uar” të tosknishtes, çka afirmon edhe nji prej problemeve dhe çrregullimeve të panevojëshme të standardit ’72.
|
Çrregullim i ‘72
|
|
farefisni
|
Farefiseri
|
Farefisni
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
farë + e + fis + ni = farefisni
|
Gegnisht
|
|
Grimca
|
Therrime
|
grimca/ dramca
|
Version gegë i të njâjtës fjalë
|
Gegnisht
|
|
Çprej
|
që nga
|
qysh prej
|
Shkurtim jogramatik i Qysh prej
(per arsye ngjyrimi personazhesh)
|
joKorrekt
|
|
Egerti
|
Egersirë
|
Egersinë
|
Perdorim jogramatikor (as gegë as toskë)
(per arsye ngjyrimi personazhesh)
|
joKorrekt
|
|
cytanik
|
Xxx
|
Cytanik
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë gege + dy prapashtesa serbe
Cytë +an + ik = cytanik
|
Serbizem
|
|
Çeltinë
|
çelur + irë = çelurtirë
|
çelë + tinë = çeltinë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë gege + prapashtesë serbe
Celë + inë = çeltinë
|
Serbizem
|
|
dergjana
|
e dergjur
|
e dergjun
e dergjun + ana = dergjana
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë gege + prapashtesë serbe + prapashtesë shqipe
Dergjë + anë + a = dergjanëa
|
Serbizem
|
|
djerrinë
|
Derrirë
|
Djerrinë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë gege + prapashtesë serbe
Djrerr + inë = djerrinë
|
Serbizem
|
|
drithnik
|
drithërik (?)
|
Drithanik
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe plus dy prapashtesa serbe
drith + an + ik = drithanik
|
Serbizem
|
|
Fisanak
|
Fisërak
|
Fisanak
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe plus dy prapashtesa serbe
fis + an + ak = fisanak.
|
Serbizem
|
|
fisnikisht
|
fisnikërisht
|
fisnikisht/ fisniknisht
|
E pranueshme per Gegnishten ’64 dhe Tosknishten ‘72
Fjalë shqipe + prapashtesë serbe
fisnik + isht = fisnikisht
|
Serbizem
|
|
floknajë
|
Flokërajë
|
Floknajë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe plus dy prapashtesa serbe
flok + ane + ajë = Floknajë
|
Serbizem
|
|
fundajë
|
funderajë
|
fundajë/ fundnajë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe + prapashtesë shqipe
fund + an + ajë = Fundnajë
|
Serbizem
|
|
fshehtan
|
|
Fshehtan
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe
fshehtë + an = fshehtan
|
Serbizem
|
|
fshehtane
|
|
Fshehtane
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe
fshehtë + ane = fshehtane
|
Serbizem
|
|
fushnaje
|
Fushërajë
|
Fushnajë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe + prapashtesë shqipe
fushë + ane + ajë = Fushnajë
|
Serbizem
|
|
gjethnajë
|
gjethërajë
|
Gjethnajë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe + prapashtesë shqipe
gjeth + ane + ajë = Gjethnajë
|
Serbizem
|
|
gjithnajë
|
Gjithërajë
|
Gjithnajë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe + prapashtesë shqipe
gjith + ane + ajë = Gjithnajë
|
Serbizem
|
|
gjithkohnajë
|
Gjithkohërajë
|
Gjithkohnajë
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe + prapashtesë shqipe
gjith kohë + anë + ajë = Gjithnajë
|
Serbizem
|
|
humban
|
humbur + an = humburan
|
humbë + an = humban
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe
humbë + an = humban
|
Serbizem
|
|
Ikan
|
ikur + an = ikurak
|
(h)ikë + an = ikan
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe
ikë + an = ikan
|
Serbizem
|
|
Jargan
|
jargë + an = jargan
|
jargë + an = jargan
|
Standardi ’72 nuk mund t’a formojë
Fjalë shqipe + prapashtese serbe
jargë + an = jargan
|
Serbizem
|
Tabela e masiperme me
- 18 serbizma,
- 16 çrregullime të gjuhës shqipe
- 2 perdorime joGramatiokore, dhe
- vetëm 2 fjalë gege
tregon se,
1. Kadare mundohet me arnue Standardin defunkt ’72, por pa sukses
2. Tue mos kuptue gjuhsinë, Kadare ngatërron serbizmat me gegizma
3. Natasha Sotiri nuk âsht gjuhtare profesioniste, pavarsisht prej gradës së sajë
__________
|
|
|
|
|
|
|
|
postModernizmi Shqiptar në Kafazin e Kafkës
Author :: Nik Leshai
Date :: Sun 01/11/2009 @ 11:12
|
|
|
Dibra dhe shum te tjere duhet te pajtohen me thanjet e Robert Elsiet edhe te Rexhep Qosjes se Shqipnia nuk ka arrite ende me prodhue letersi te klasit botnor. Dhe libri "Dekalogu i Turpit" afirmon vertetsine e ketyne thanjeve. Nuk duhet te cuditemi sepse letersia shqiptare vazhdon me jetue mbrenda kafazit te "kafkës" socrealiste.
read article
Kritika e Librit
    
postModernizmi Shqiptar në Kafazin e Kafkës
Nik Leshai
Per modernistin, asht koha ajo perkufizon te verteten; per postmodernizmin asht hapsina ajo perkufizon te verteten dhe kohen.
Ne librin e tij, "Dakalogu i Turpit", Ridvan Dibra ban dy gabime, 1) ai mundohet me spjegue postmodernizmin nepermjet nji modernisti, Kafkes, çka rezulton ne "kafazizimin" e "panteres postmoderne shqiptare", 2) ai harron tiparin kryesor te postmodernizmit – KU? Pra nqs modernisti pyet se KUSH po flet, postmodernisti pyet se PREJ KU po flitet?
Ne lidhje me artin, letersine, kulturen, traditen, gjuhen dhe ligjin Shqipnia Etnike asht e pandashme. Nuk asht fjala per patriotizem; por per fakte. Prandaj, me fole per letersine bashkkohore shqiptare dhe me bâ sikur Kosovaret e Tetovaret nuk egzistojne, asht e papranueshme per cilindo, ne veçanti per nji postmodernist i cili pretendon me qene i hapun ndaj prumjeve te hapsinave te margjnalizueme.
Me fole per letersine bashkkohore shqiptare dhe mos me fole per gjuhsine shqiptare asht thjeshte lajthitje sepse nji shumice e kosovareve dhe tetovareve nuk e kuptojne letersine e Ridvan Dibres dhe shkrimtareve te tjere bashkkohore shqiptare sepse ata nuk mund t'a digestojne gjuhen shqipe ne ate nivel sepse Standardi '72 e ka eliminue te tolmen e tyne prej letrave.
Pjesa kritike e ketij libri, rreth 80% e tij, i perket nji botkuptimi modernsit simbas te cilit njeriu modern ishte i zhgenjyem prej arsyes, racionalizmit, historise e logjikes. Kjo perpsktive u pat popullarizue mbas luftes Ire botnore, si nji afirmim se progresi ne metodikat e logjikes e arsyes jane zhgenjyese kur vjen puna per t'u zbatue ne realitet. Tue pa se njeriut i mungonte aftsia racionalizuese, modernistet shpresonin se e vetmja menyre per t'a shpetue boten porej kaosit, dhunes, e vulgarizmit ishte arti.
Por sic tregoi Lufta e IIte, as arti nuk e shpetoj boten prej kaosit apo prej irracionalitetit te vete njeriut. Prandaj, me te drejte, postModernisti tallet si me anarkine, si me zemerimin e modernistit ndaj anarkise, si edhe me idene e modernistit se po na egzistueka nji art ose nji letersi e nalte e cila qenka e vetmja menyre per te shpetue boten prej apokalipsit.
Tue mendue se "letersia" e nalte tash po fashitë te gjitha problemet e shoqnise shqiptare, Dibra e merr teper seriozisht rrezikun qe shoqnise shqiptare i kercnohet prej artit e kultures masive, arti i cili, erdhi 50 vjet me vonese ne shqipni. Arti dhe mnyrat e argetimit te masave nuk sjellin shkaterrimin e kultures e te artit te nalte. Shitja dhe perfitimet e artit te nalte, prej Homerit te Getja, prej Monteverdit te Shtrausi, prej DaVincit te Pikaso nuk kane qene kurr aq te medhaja sa jane sot. Arti i masave dhe arti i klasave te nalta kane bashkjetue, bashkveprue dhe influencue, dhe kushtezue njani-tjetrin tash 3000 vjet. Nuk asht kultura masive ajo qe po e shkaterron artin e "nalte" ne Shqipni, por asht mentaliteti socrealist qe po shkaterron artin, letersine, dhe pelhuren e shoqnise shqiptare.
Pjesa kritike e ketij libri permban, çuditnisht, bindje absolute te cilat jane shume te aferta me bindjet solide te socrealizmit. Dibres, qe pretendon me qene postmodernisti par eksellence shqiptar, i mungon vecoria kryesore e kritikut postmodernist, ironia. Jeta per postmodernistin asht ironike sepse e mira dhe e keqja, inteligjentja dhe idiotja, jane kaq te nderlidhuna, bashkveprojne kaq ngushtsisisht, dhe kushtezojne njana tjetren kaq thellsisht, saqe postmodernit s'i mbetet gja tjeter vetemse me u talle me kete realitet "te shpifun" qe na ka dhurue zoti, natyra, apo e kemi krijue vete.
Dibra qahet e ankohet se nuk ka vend per shkrimtaret e ri ne librarite shqiptare, por ai nuk tregohet i sinqerte se perse ndodhe kjo. Librarite shqiptare shesin vetem librat e dy shkrimtareve te socrealizmit– ne fakt te te gjithe historise se letersise shqiptare – Kadarene dhe Agollin. Por, perderisa Dibra e con ne qiell Kadarene, athere ai s'ka perse qahet se Kadareja ka rafta te vecante ne librarite e Shkodres perkrah Agollit, ndersa Dibra mund te gjindet vetem diku ne ndonji qoshe, mbas ndonji dollapi. Infatuimi i Dibres me Kadarene, i cili e pranon vete se 90% e veprave te tije i perkasin perspektives komuniste, ven ne dyshim kompetencen e Dibres si kritik. Nuk po perendim infatuimin e Dibres me Robert Elsin, perkthimet e te cilit e kompromentojne mjaft keq cilesine e letersise shqiptare, sepse besojme se Dibra nuk kualifikohet si kritik i perkthimeve ne anglisht.
Pjesa e krijimtarise letrare te Dibres ne kete liber asht interesante, ka humor autentik dhe nuk i mungon as ironia, tallja, dhe satirizimi tipik i shkrimtarit postmodernist. Dibra e pranon kaosin, vulgaritetin dhe mungesen e kompetences se shoqnise dhe gjithashtu nuk e merr veten teper seriozisht. Megjitheate kjo krijimtari nuk asht kurrsesi nji krijimtari e nivelit botnore. Ajo mbetet vetem nji prej fillimeve te mira te postmodernizmit mbrenda Shqipnise.
Dibra dhe shum te tjere duhet te pajtohen me thanjet e Robert Elsiet edhe te Rexhep Qosjes se Shqipnia nuk ka arrite ende me prodhue letersi te klasit botnor. Dhe libri "Dekalogu i Turpit" afirmon vertetsine e ketyne thanjeve. Nuk duhet te cuditemi sepse letersia shqiptare vazhdon me jetue mbrenda kafazit te "kafkës" socrealiste.
__________
www.albanianreview.com
|
|
|
|
|
|
|
neoStarndardi Gjuhsor i Shamku-Shkrelit
Author :: Nik Leshai
Date :: Sun 01/04/2009 @ 11:40
|
|
|
Vetem po te veresh bibliografine e librit te fundit, "Standard the Neostandard", te Zj. Shamku-Shkreli mund te konkludohet se sotpersot ajo asht avantgarda e gjuhsise shqiptare . Ne kete liber deshmohet nji rigorizitet shkencore dhe nji familiaritet me teorite dhe metodat e reja gjuhsore qe nuk gjindet ne tekstet e gjuhtareve te tjere. Megjitheate, ky rigorozitet shkencor dhe keto njohuni teorike harrohen kur vjen puna per gegnishten.
read article
vlersimi    
neoStarndardi Gjuhsor i Shamku-Shkrelit
Stalinizmi dominon perspektiven e gjuhtareve shqiptare1
Nik Leshai
Perspektiva te reja gjuhsore verehen keto vjetet e fundit ne historine e gjuhes shqipe te Rexhep Ismajlit, kulturen gjuhsore te Gjovalin Shkurtajt e Shefkije Islamajt, fonologjine e Kolec Topallit, stilistiken e Xhevat Lloshit, gramatiken e Bahri Becit, dhe se fundi ne sociolinguistiken e Ledi Shamku-Shkrelit te cilat tregojne se gjuhsia shqiptare po pregatitet me hy ne fazen postStaliniste.
Veprat e ketyne gjuhtareve dallohen per rigorizitet shkencor dhe secili prej tyne (perjashto Xhevat Lloshin) e pranon se gegnishtes iu pat ba padrejtsi. Megjithate, asnjani prej tyne nuk na tregon se çfare padrejtsie iu pat ba gegnishtes. Sa per udhzimet se si t'a eliminojme kete padrejtsi as qe bahet fjale ne shkrimet e ketyne gjuhtareve.
Vetem po te veresh bibliografine e librit te fundit, "Standard the Neostandard", te Zj. Shamku-Shkreli mund te konkludohet se sotpersot ajo asht avantgarda e gjuhsise shqiptare . Ne kete liber deshmohet nji rigorizitet shkencore dhe nji familiaritet me teorite dhe metodat e reja gjuhsore qe nuk gjindet ne tekstet e gjuhtareve te tjere. Megjitheate, ky rigorozitet shkencor dhe keto njohuni teorike harrohen kur vjen puna per gegnishten.
Fatkeqsisht Zj. Shamku-Shkreli ka nji humnere te madhe ne mes te mendimit dhe te veprimit (nqs mund te quhen veprime rekomendimet e saje per gjuhsine). Neostandardi qe propozon ajo asht Standardi'72 i folun prej klases se mesme te Tiranes.
Zj. Shamku-Shkreli e pershkruen Standardin '72 si nji 'qenje me kater kambe'. Tri kambe te kesaje qenjeje, Standardi '72, tosknishtja letrare, dhe neostandardi, thote autorja, funksionojne ne rregull. Gegnishtja, kamba e katert, vazhdon autorja, asht e atrofueme. Ky konstatim asht i gabuem per dy arsye
1) tosknishte letrare + standardi '72 + neostandard = Variacione te Tosknishtes
2) gegnishtja nuk asht e atrofueme, por e shkurtueme
Rekomandimet e autores per integrimin e gegnishtes jane ne linje me rekomandimet e gjuhtareve dhe shkrimtareve staliniste, pra "le t'i shotjme Standardit '72, i cili perfshin Standardin Zyrtar dhe ate Letrar, disa fjale gege dhe keshtu gjithçka do te rregullohet. P.sh. autorja len me kuptue se sikur te zyrtarizojme fjalet "rane, za, syni", athere Standardi '72 do te bahej gjithperfshis. Ketu merr fund edhe rigoroziteti shkencor i Zj. Shkreli.
Zj. Shamku-Shkreli duket se punon me nji fare frike. P.sh. tue fole per perdorimin e pjesores se foljes 'me pase' ajo thote se forma 'patur' asht hiperkorrektizem. Ketu kemi perpjekjen me mbulue nji padrejtsi qe i asht ba gjuhes shqipe--ndersa fjalet e shprehjet gege nuk mund te futen ne pune prej Standardit '72, fjalet e shprehjet toske, edhe kur ato jane dialektalizma, pranohen lehtesisht ne standard dhe shumices as qe u bjene ne sy keto gabime. Ma e keqja asht se jane geget ata qe i fusin shprehjet e frazet toske ne standard tue dashte me qene sa ma korrekt. Kete fenomen Gjovalin Shkurtaj e quan hipertoskizem. Keshtu duhej t'a quante edhe Zj. Shkreli sepse tue e quajte ate hiperkorrektizem ajo na ban me mendue se format korrekte jane vetem ato toske. Pra Zj. Shkreli mendon keshtu, korrekt= tosknisht. Prej kesaje ne mund te konkludojme se jokorrekt=gegnisht.
Ne kete liber me te cilin ajo mbrojti graden PhD nuk flitet per 'dhimbjen' qe ndjen njeriu kur ndigjon kronistet, akademiket dhe shtetaret kosovare tue fole ne standardin '72, te cilet, fatkeqsisht, tingellojne perçudshem dhe jokompetent. Imagjino se si e flet Tosknishten '72 kosovari e tetovari i thjeshte.
Standardi i arnuem qe na ofron Zj. Shamku-Shkreli nuk asht i mjaftueshem me korrigjue burimin e ketij tingellimi karikaturesk te kosovareve dhe te te gjithe gegeve tue fillue ne Tirane e tue mbarue ne Tuz.
Standardi '72 ka eliminue 5 tinguj te cilet geget nuk mund t'i fshehin sado qe ata te mundohen me fole ne Standardin '72 qe ka 5 tinguj ma pak sesa gegnishtja. Geget nuk mund t'i eliminojne as tri gjatsite e zanoreve te gegnishtes sadoqe ata te mundohen me i krasite zanoret gege per t'jau pershtatje ato gjatsise se vetme qe lejon Tosknishtja '72.
Nji person qe flet ose shkruen per Standardin e Gjuhes Shqipe dhe nuk permende shkaterrimin qe iu ba gjuhes shqipe fonetikisht dhe morfologjikisht reflekton ose mungese kompetence ose frike prej autoriteteve shtetnore.
Kjo mangesi ne perspektiven gjuhsore te Zj. Shamku-Shkreli asht ndikue ndoshta edhe prej 'sampleve' qe Zj. Shkreli ka vjele prej shqipfolesve sepse rezultatet e saje jane çuditnisht jo reale. Nji sondazh shkencor shqiptar do te vertetonte ate qe shkrimtari dhe perkthyesi Shpetim Kelmendi me tha ne nji video-interviste—90% e toskeve qe jetojne ne Tirane perdorin paskajoren.
Zj. Shkreli as qe e permende paskajoren. Autorja nuk asht as stiliste as rhetoriste, por si gjuhtare ajo duhet t'a kuptoje nevojen e paskajores dhe shkaterrimin qe i bahet gjuhes shqipe tue e zevendesue ate me lidhoren. Lidhorja asht nji forme diktuese, urdhnuese, dhe akuzuese—krejt e paafte me shprehe universalitetin e mendimit, larmine e perspektivave dhe singularitetin e personit. Paskajorja, te cilen autorja ban sikur ne nuk e kemi, asht gjithperfshise, universale, humaniste, dhe humanizuese.
Ma e keqja, autorja na ofron neoStandardin si e ardhmja e gjuhes shqipe. Por neoStandardi i saje asht Standardi '72 i perdorun pa kompetence, i perziem me dialektalizma, huazime te panevojshme, dhe zhargon qe disintegron gjuhen. Ajo nuk e kupton se gjuha shqipe nuk asht, fjala vjen, gjermanishtja, frangishtja, anglishtja ose edhe gegnishtja, te cilat munden me i integrue dialektalizmat, zhargonet e slangjet sepse ato kane nji strukture qe lejon prumje prej cdo sektori te shoqnise. Por Standardi '72 nuk lejon prumje prej 70% te shoqnise shqiptare.
Vetem per te pa sesa i njajte asht neoStandardi i Zj. Shamku-Shkreli me Standardin '72 po i sjellim ne mend lexuesit se per autoren perdoruesi ma i mire i neoStandardit asht Ismail Kadare, cka besoj se asht e vertete, por gjithashtu asht plotsisht e vertete se Kadare perdore me rigorozitet Standardin '72. Zj. Shamku-Shkreli sic duket nuk kupton ndryshimin ne mes te gjuhes se shkrimtarit dhe gjuhes se akademikut; gjuhes emocionale vs. gjuhen argumentative. Asht logjike qe shkrimtaret te jene joformale dhe te sjellin fjale e shprehje prej dialekteve, slangjeve e zhargoneve, prandaj edhe ne cdo shoqni egziston nji Standard Letrar dhe nji Standard Zyrtar sadoqe ne vendet e kulturueme keto dy standarde mund te jene te veshtira me u identifikue prej njeriut te thjeshte.
Per ne shqiptaret, kur flasim per Standardin e Gjuhes Shqipe, ne flasim per standardin e administrates, shkollave, mediave dhe kompanive me shtrimbje nacionale. Ky asht standardi Zyrtar--standardi i vetem qe sjelle probleme.
Kultura e saje gjuhsore e ven Zj. Shamku-Shkreli ne krye te gjuhtareve shqiptare, por libri i saje Standard dhe Neostandard asht nji humbje kohe sepse nuk na ofron ndonji perspektive te re ne lidhje me Standardin '72, standard i cili nuk mund te çngurtsohet pa integrue edhe gegnishten.
_____________
1 Stalini dhe Nicholas Marr puqen ne nji pike--Normimi i Gjuhes duhet bazue ne morfologjine dhe fonologjine e fituesit (tosknishtes), por Gjuha Standarde mund te huazoje fjale qe ajo vete nuk i ka prej gjuhes se te mundunit (gegnishtes).
|
|
|
|
|
|
|