Nepermjet "Eksperteve",
Qeverite Normojne jo vetem Gjuhen por edhe Njerzit
Nik Leshai
Simbas Foucault-it menyra sesi njerezit ne nji shoqni arrijne me fole me ekspertize realizohet nepermjet certifikatave, diplomave, titujve dhe fuqise me shpernda informacionin nder anetaret e tjere te shoqnise. Keshtu nji profesor, shkrimtar, poet apo filozof, e fiton autoritetin e tij nepermjet te certifikates, diplomes apo te titullit qe forcat dominuese ija japin atij, dhe jo ne varesi prej aftesise se tij. Netekunderten, ata qe nuk i kane keto dokumenta, edhepse mund te kene me thane dicka te vlefshme per shoqnine, nuk i ndigjon kush.
Nganjihere ndodhe qe njerzit e paafirmuem prej forcave dominuese si persona eksperte, i shprehin mendimet e tyne. Athere populli i paditun i quen kete persona rebele, anarkiste, ose ne aspektin shqiptarë, perçasë te kombit dhe bashkpunetore te grekut e serbit.
"Ekspertet" si Normues te Gjuhes, Njeriut, e Shoqnise
Ne shoqnite moderne, pervec ligjit jane krijue edhe institucione per normalizimin e sjelljes dhe te gjykimit te qytetareve. Kjo arrihet nepermjet te implikimit te standardeve kombetare ne shkolla, praktikat e medicines, proceset dhe prodhimet industriale, etj.
Nji shembull i mire i ketij “normalizimi” asht edhe ideja e Burses -- nji sistem kontrollit i krijuem nga Zogu Ire dhe i vazhduem nga komunistet.
Gjate diktatures, mbas klases se tete nji nxanes duhej me marre burse, çka donte me thane, me nxjerre lejen dhe me marre aprovimin e qeverise me shkue ne shkolle te mesme dhe ma vone ne universitet. Nepermjet hierarkise se dhanjes se bursave, qeveria komuniste kontrollonte se kush u edukonte dhe si rezultat se kush do te emnohej ne detyra pergjegjesie, kush do te fitonte te drejten me fole me ekspertize, dhe ne anen tjeter se kush ishte i detyruem me fitue buken e gojes vetem nepermjet punes se krahit, pavarsisht prej ekspertizes se tij.
Sistemi i burses se komunisteve pati punue aq mire saqe edhe sot, pothuaj dy dekada mbas ramjes se diktatures, shumica e 'eksperteve', pra njerzve te fuqishem ne qeveri, media, letersi, pedagogji dhe tregti jane ish-komuniste, njerez nga familjet komuniste, miq te komunisteve, ose te previlegjuem nga komunistet.
Normalizimi i sjelljes dhe gjykimit gjate diktatures kishte kuptimin e “komunistizimit” te sjelljes dhe gjykimit, ose sic quhej atehere krijimit te “njeriut te ri”.
Nji shembull tjeter ishte edhe dhanja e cmimeve si p.sh., Artist i Popullit, per artistet, Cmimi i Republikes, per shkrimtaret, etj. Keta persona duhej qe patjeter te ishin “normale”, pra t’i kishin sherbye sistemit ne fuqi—komunizmit ne kete rast. Kriteri kryesore i cmimeve ishte me tregue se ky person ka ekspertize. Por ekspertiza nuk asht universale, sic tregohet ne shembullin e maposhtem.
Filozofi Kristian Anton Harapi u pat pushkatue, ndersa Migjeni, nji poet socialist/komunist u pat deklarue si gjeniu shqiptar. Qeveria shqiptare nuk e donte ma shume Migjenin, nji Malazias, sesa Harapin nji shqiptar, por Harapi nuk ishte “normal”. Ne fakt ai ishte kaq “abnormal” saqe duhej vra. Ky ishte nji rast ku sistemi yne i asaje kohe, komunizmi spastroi “abnormalet” dhe gradoi “normalet”.
Cila Gjuhë Shqipe âsht , "Normale" dhe cila "Jo Normale"
Sikur nji nxanes prej Prishtinet qe deshiron me studiue letersi te merrej ne nji provim paraprak ekspertize ne gjuhesi dhe sikur ai te aplikonte Gegnishten Zyrtare (Konsulta '64) ne sproven, provimin, ose ligjeraten e tij, ai do te diskualifikohej "per mungese ekspertize" sepse gegnishtja asht shpalle prej "eksperteve" te gjuhes shqipe, dialektale -- pra ajo nuk i permbushe standarded e kompetences te vendosune prej "vete ketyne eksperteve". Asht e thjeshte me u vrejte ne kete rase se ekspertiza asht ma shum nji perspektive shoqnore sesa nji e vertete objektive. Shpesh "ekspertiza" afirmon se çfare sistemi dominon nji shoqni dhe jo ekspertizen e vertete.
Gegnishtja '64 asht “abnormale” ne shoqnine e Shqipnise Etnike, ndersa Tosknishtja '72 asht “normale”. Ndryshe do te gjykohej kompetenca e eksperteve te gjuhes shqipe sikur Kosova te kishte adaptue Gegnishten si gjuhe Zyrtare dhe Letrare. Ne ate rast diskurset e sotme rreth ekspertizes se gjuhes do te vertiteshin rreth Integrimit te Ekspertizes se Konsultes '64 dhe te ekspertizes se Kongresit '72. Por sot, pervecse Konsultes '64 i mungojne kompetenca dhe ekspertiza, ajo mund te jete edhe percase dhe t'i sherbeje politikes se Millosheviqit.
Çfare Paradoksi! Kosovaret e paten pranue Standardin '72 per patriotizem; tash Kosovarishtja asht ba antikombetare, sherbetore e veglave te Millosheviqizmit qe duen me perça shqiptaret.
Si i Sherbejne Provimet Diktatures Linguistike
Nji shembull tjeter i mendimit Fukoldian asht edhe ideja se provimet (testet) kane dy ane,
1) ato tregojne sesa shume din nji person ne nji fushe te caktueme, p.sh. pedagogjia, gjuhesia, teknologjia, etj.
2) tue qene se provimi ndertohet ne baze te parimeve te 'eksperteve' qe kane fuqine ne dore, provimet ndihmojne ne kontrollimin e menyres se sjelljes dhe te aresyetimit te individeve e te klanizimeve shoqnore sepse certefikata, diploma, licensa, ose grada u jepet vetem atyne te cilet zbatojne dhe qe u pershtaten rregullave dhe kerkesave te sistemit ne fuqi.
Ky kontroll mbi Standardin e Gjuhes se Folun e te Shkrueme ne Shqipnine etnike, tue fillue ne klase te pare e deri ne studimet pasuniversitare, ka sjelle rezultate apokaliptike,
1) dhunimin e prestigjit shoqnore te gegfolesve te cilet tingellojne si 'karikatura fonetike' te Standardit '72,
2) dhurimin e pamerituem tosk-folesve te nji prestigji fallso sepse ata, edhe po te jene çobane e bujq analfabete, e flasin Standardin '72 ma mire sesa akademiket, rektoret, ministrat, kryeministrat, dhe deri te gazetaret, shkrimtaret e poetet e Kosoves.